Mustafa për takimin me Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkrirja e strukturave paraleli dhe krijimi i bashkësisë së komunave serbe në veri të Kosovës, për të cilat si Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord në parim, janë temat që do të jenë në fokus të takimit të parë mes dy kryeministrave, Mustafës dhe Vuçiç në muajin janar. Në një intervistë për Radio Europa e Lirë, kreu i ri i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se per krijimin e kësaj bashkësie në veri është e rëndësishme që gjithçka të zbatohet në respekt të ligjit themeltar të shtetit në Kosovë. ?Janë marrëveshje të arritura në vitin e kaluar dhe tash presin të implementohen sa i përket strukturave të mbrojtjes civile në veri të vendit, të cilat natyrisht që duhet të zhbëhen. Sa i përket Asociacionit të Komunave, ai duhet të definohet qartë dhe të shihet se si të implementohen, mirëpo implementimi duhet të bëhet në harmoni me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës?.Kryeministri Mustafa është ndalur dhe te krijimi i Gjykatës Speciale në Kosovë. Ai tha se kapitulli i krimeve të luftës së Kosovës duhet të mbyllet njëherë e mirë.?Mendoj se kjo do t?i kontribuonte edhe njerëzve të cilët mund të jenë subjekt i shqyrtimit të kësaj gjykate, por edhe Kosovës në mënyrë që ne t?i trajtojmë këto çështje, t?i zbardhim dhe qesim njëherë pas shpine pa marrë parasysh që individë të caktuar mund të kenë konsekuenca, pasoja nga kjo. Mirëpo, në qoftë se kemi pasur veprime të tilla që janë të dënueshme dhe të papranueshme në pikëpamje edhe të drejtës vendore edhe ndërkombëtare, natyrisht që secili duhet t jap përgjegjësi për sjelljet e tij?. Kryeministri Mustafa përsëriti se ulja e papunësisë, lufta kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar është në fokus të koalicionit të ri qeverisës.

Share This Video


Download

  
Report form