Dështon marrëveshja në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Afati për miratimin e ndryshimeve ne kodin zgjedhor ne Maqedoni përfundoi dhe partitë kryesore dështuan ne arritjen e nje marrëveshjeje. Debatet janë fokusuar tek mënyra e votimit te diasporës dhe përfaqësimi i saj ose jo me ligjvënës nga tre kontinentet: Evropa, Amerika dhe Australia. Por duket se vëmendja ne Maqedoni me shume se tek ky kod është përqendruar tek nje projektligj i propozuar nga partia shqiptare BDI dhe ajo maqedonase VMRO-DPMNE per ndalimin e publikimit te përgjimeve te bisedave telefonike per zyrtaret e larte, politikaneve, biznesmenëve e gazetareve. Kryeparlamentari Trajko Veljanovski e ka përfshirë projektligjin ne procedure pavarësisht kundërshtimeve te opozitës dhe kërkesës per heqjen e tij nga përfaqësues te komunitetit ndërkombëtar. LSDM e Zoran Zaev ka kërcënuar te braktise bisedimet per zbatimin e marrëveshjes se 2 qershorit, nëse partitë ne pushtet nuk heqin dore nga ky ligj. Drafti parashikon ndalimin e publikimit te çdo materiali te përgjuar, ndërsa mediat qe disponojnë nuk duhet t?i transmetojnë. Propozimi ndalon publikimin e tyre edhe ne rrjetet sociale dhe për çdo shkelje parashikohet dënim me 4 vjet burg. Opozita pretendon se me ketë ligj synohet te ndalohet publikimi i materialeve komprometuese për zyrtare te shumte te partive ne pushtet.

Share This Video


Download

  
Report form