Prishtina zyrtare premton se marrëveshja e arritur më 19 prill në Bruksel, mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç, nuk do të dështojë. Garancinë për këtë e ka dhënë zëvendës kryeministri kosovar Hajredin Kuçi, që është njëherësh edhe kreu i delegacionit të Prishtinës në bisedimet e Brukselit për zbatimin e planit. Në një intervistë për radion Dojçe Vele, Kuçi shprehet gjithashtu se e drejta e institucioneve të Kosovës për të ushtruar autoritetin në të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun, është e pakontestueshme."Marrëveshja nuk do të dështojë, unë jam i bindur plotësisht për shumë faktorë, jo vetëm faktorin nga ana e Serbisë apo nga ana e Kosovës por edhe për faktorin ndërkombëtar që është garant i marrëveshjes. Në radhë të parë Bashkimi Europian, pastaj faktorët e tjerë, përfshirë edhe shtetin më me ndikim në botë, SHBA-të. Marrëveshjet ndërkombëtare zakonisht nuk dështojnë, ato mund të tejzgjaten. Secila palë ka qenë e vetëdijshme në kohën kur e ka nënshkruar."Prishtina dhe Beogradi kanë dështuar në dy takime radhazi për të njësuar qëndrimet për zbatimin në terren të paktit të arritur mes Thaçit dhe Daçiç. Veç kësaj, një problem më vete mbetet edhe kundërshtimi i serbëve të veriut të Kosovës për këtë marrëveshje. Në lidhje me këtë, të dielën, veriun e Kosovës e viziton edhe zëvendës kryeministri i Serbisë,