Kosovë, dështon “demarkacioni” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presioni i opozitës, por edhe mungesa e Listës Serbe ne seancën e kuvendit, e detyroi qeverinë e Kosovës te tërheqë nga rendi i ditës projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes se kufirit me Malin e Zi. Këtë vendim e njoftoi kryeministri Isa Mustafa.?Një grup parlamentar nuk është i pranishëm dhe ka kërkuar koncesione në këmbim të pjesëmarrjes dhe votimit të këtij projektligji. Tërheqja nuk nënkupton ndryshim të projektligjit e as rinegocim të marrëveshjes, por do të ketë përpjekje për të siguruar një pajtim në shkallë më të gjerë.?Por përfaqësues te partive opozitare e konsideruan tërheqjen dështim te maxhorances, qe nuk siguroi dot numrat e nevojshëm per ta miratuar, ndërsa kërkuan rishikim te paktit. Ne nje konference per shtyp ne përfundim te seancës, kryetari i ?Vetëvendosjes? theksoi se maxhoranca nuk e cungoi territorin e Kosovës. Ashtu siç kishte paralajmëruar, ?Vetëvendosja? mbajti edhe nje proteste jashtë kuvendit, ndërsa brenda tij zhvillohej seanca. Gjithçka u zhvillua e qete dhe pa incidente, ndërsa forcat e policisë u angazhuan per ruajtjen e qetësisë. Me herët gjate ditës u ndaluan dy deputete te VV, Donika Kadaj Bujupi dhe Aida Derguti, pasi u gjeten me gaz lotsjellës. Marrëveshja per kufirin me Malin e Zi është nje nga kushtet e BE per liberalizimin e vizave per Kosovën, por opozita e kundërshton ate, me argumentin se pakti i heq Kosovës me shume se 8 mije ha toke. Pas zhvillimeve te fundit, presidenti Thaçi deklaroi se zvarritjet per zbatimin e axhendes se marrëveshjeve ndërkombëtare po rrezikojnë interesat e vendit.

Share This Video


Download

  
Report form