http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, duket se dështoi në përpjekjet e saj për formimin e qeverisë, gjë e cila mund ta çojë vendin drejt një krize politike dhe zgjedhjeve të parakohshme.
Mediat gjermane shkruajnë se partia e Demokratëve të Lirë, u tërhoqën papritmas, pasi gjatë 4 javëve negociata me konservativët e Merkel dhe Partinë e Gjelbër, nuk ranë dakord për disa çështje të rëndësishme. Por, Merkel, gjatë një konference për shtyp para gazetarëve, garantoi se do të bëjë gjithçka që vendi të drejtohet siç duhet gjatë kësaj periudhe krize.
?Kjo është një ditë e reflektimit të thellë se si do të ecim përpara në Gjermani. Si kancelare, unë do të bëj gjithçka mundem për të siguruar që vendi të menaxhohet sa më mirë në këto javë të vështira që na presin .?
Mendohet se kryetarja e qeverisë gjermane pritet të takohet gjatë ditës me Presidentin Frank-valter Steinmeier, i cili ka fuqinë të thërrasë zgjedhjet e menjëhershme. Ose, sipas një skenari tjetër të mundshëm, ekziston mundësia e krijimit të një qeverie mes pakicës me të gjelbrit, megjithatë për këtë nuk ka ende asnjë koment.
Mediat gjermane e cilësuan dështimin e formimit të qeverisë si krizën më të keqe për kancelaren gjatë 12-viteve qeverisje. Pozicioni i Merkel u dobësua pas zgjedhjeve të shtatorit, pasi votuesit shprehën zemërimin e tyre për vendimin e saj, për hapjen e kufijve për miliona refugjatë gjatë vitit 2015.