Deshton grushti i shtetit ne Turqi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-19

Views 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështon grushti i shtetit në Turqi. Ushtria është tërhequr pasi popullit turk u dynd në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit, pas thirrjes së presidentit Erdoan. Mbështetësit e asistuar nga policia janë përplasur me ushtrinë ne një natë të trazuar, me shkëmbime zjarri dhe shpërthime. Kryeministri Jëlldrëm urdhëroi dhe rrëzimin e avionëve që fluturonin në kuota të uleta mbi Ankara. Për pasojë afro 200 persona kanë mbetur të vrarë. Nga këta 104 komplotistë dhe 90 civil. Ndërkohë forcat e sigurisë kanë arrestuar dhe 1563 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarë, të cilët janë dorëzuar dhe kanë lënë të lira aeroportet ne Ankara e Stamboll dhe ura kryesore të vendit. Këta të fundit rrezikojnë të përballen me një dënim të ashpër si komplotist. Presidenti i vendit Rexhep Taip Erdoan deklaroi se kemi të bëjmë me një grusht shteti të organizuara nga strukturat paralele, siç i quan ai, mbështetësit e klerikut Fetullah Gylen. Por nga ana tjetër, vetë Gylen në një deklaratë ka dënuar përpjekjen e juntës ushtarake për të marrë pushtetin me dhunë. Mbrëmjen e të premtes, një pjesë e ushtrisë u ngrit në një grusht shteti. Ai ndodhte në një kohë kur presidenti Rexhep Taip Erdoan ndodhej për pushime në pjesën jug perëndimore të vendit. Ata bllokuan urat e Bosforit e Sulltan Mehmetit, zyrat e inteligjencies, televizionin publik, aeroportet ndërkombëtare të vendit si dhe mbajtën peng dhjetua gjeneralë dhe ushtarake të lartë. Përpara se t?i bashkohej turmës, presidenti Erdoan deklaroi se do të shtyp komplotistët. Kjo është tentativa e 5 për një grusht shteti e juntës ushtarake në Turqi qe prej vitit 1960.

Share This Video


Download

  
Report form