Kosovë, dështon seanca e parlamentit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i Kosovës nuk ka ende një kryetar të ri. Seanca konstituive nisi gjate paradites nen drejtimin e deputetit me te vjetër Adem Mikullovci i lëvizjes Vetëvendosje.Deputetet e koalicionit PDK, AAK, NISMA kërkuan shtyrjen me dy ore te seancës me argumentin se subjektet kishin nevoje te konsultoheshin per emrin qe do te propozonin per postin e kryetarit te kuvendit. Kjo gjë u kundërshtua nga Mikollvci, i cili megjithatë e ndërpreu seancën, duke vendosur rifillimin e saj ne orën 15. Por deputetet e PAN-it serish nuk u paraqiten duke nxjerre ketë here si pretendim keqkuptimin e procedurave. Ne këto kushte, vazhdimi i seancës ishte i pamundur dhe drejtuesi i saj vendosi qe ajo te zhvillohet te premten paradite.Lëvizja Vetëvendosje e cilësoi gënjeshtër arsyetimin se mos paraqitja në Kuvend e koalicionit te ashtuquajtur te luftës, ka qenë për shkaqe procedurale. Sipas Glauk Konjufces ata nuk i kanë numrat e nevojshëm për të votuar Kadri Veselin Kryetar parlamenti.Edhe deputetët e tjerë kanë reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Kuvend. Albin Kurti, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se me këtë veprim, koalicioni PAN ka dëshmuar se janë të paaftë dhe duan vetëm pushtet. Nga AKR Korab Sejdiu, ka deklaruar se është fyerje ndaj institucionit dhe popullit që kanë votuar, mospjesëmarrja në seancë për të dytën herë. Më herët, 120 deputetët e rinj të kuvendit të Kosovës bene betimin, si pjese e legjislaturës së gjashtë.

Share This Video


Download

  
Report form