http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse Kuvendi i Kosovës nuk mban seancën konstituive gjatë kësaj jave, atëherë atë do ta thërrasë blloku opozitar. Vendimi është marrë gjatë një takimi të mbajtur të hënën Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleances për Ardhmërinë dhe Nismës. Kandidati i përzgjedhur si kryeministër nga blloku opozitar, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të nisë mbledhje ne firmave të 40 deputetëve që të thërrasin mbajtjen e seancës së parë të kuvendit. Në këtë seancë do të votohet kandidatura e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës si kryetar i kuvendit. Por me herët, Burime nga PDK janë shprehur se partia e Thaçit do të shfrytëzojë javën e parë të shtatorit për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që të zhvillojë negociata për qeverinë. Sipas këtyre burimeve, PDK do të kërkojë që ta formojë kabinetin e ri pa përfshirë deputetët e Listës Serbe. Në këtë mënyrë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me paligjshmërinë sipas saj, të zgjedhjes së Isa Mustafës kryeparlamentar, për të përshpejtuar ngritjen e institucioneve të reja, Kuvendi pritet të nisë punimet vetëm javën e ardhshme. Ditët e fundit, PDK ka shtuar përpjekjet për një aleancë të mundshme me LDK-në, për një qeveri me bazë të gjerë. Megjithatë, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë shprehur se tashmë mund të negociojnë me PDK-në vetëm si koalicion, së bashku me AAK-në dhe Nismën.