http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca e pare e sesionit te ri parlamentar ne Kosove nisi me bllokim nga opozita. Deputetet e saj nuk lejuan nënkryetarin e kuvendit Sabri Hamiti qe te hidhte ne votim kërkesën e kryeministrit Mustafa per shtyrjen e raportimit mbi marrëveshjet e arritura ne 25 gusht me Serbinë. Shefi i qeverise kishte paralajmëruar raportim per marrëveshjet kete te enjte, por ai kërkoi qe diskutimet te shtyheshin per javen e ardhshme, per shkak te mungesës se disa ministrave te përfshirë ne procesin e dialogut. Por opozita e cilesoi kete mungese, fshehje te kryeministrit. Me heret gjate seancës deputetet e opozites e akuzuan kryeministrin se me marrëveshjet ne Bruksel nënshkroi bosnjizimin e Kosovës dhe se po perdor policinë per t?i mbrojtur ato.