Opozita gaz në Kuvendin e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita ne Kosove bllokoi serish këtë te premte zhvillimin e seancës se kuvendit. Menyra qe zgjodhi nuk ishte e re, përdori gazin lotsjellës. Fillimisht gazi u hodh ne korridoret e kuvendit pranë zyrës se kryeparlamentarit Veseli perpara nisjes se seancës. Pak minuta pasi deputetet mbërritën ne salle ligjvënësja e AAK-se Donika Kadaj Bujupi hodhi gaz edhe brenda sallës se seancave plenare. Ne keto kushte, kryeparlamentari Veseli ndërpreu seancën dhe ftoi opozitën ne bisedime, por deputetet e saj e bojkotuan takimin. Pas tensionimit te situatës, hetues te policisë dhe prokurorisë mbërritën ne ambientet e kuvendit. Ndërkaq, mbështetësit e opozitës te grumbulluar ne oborrin e kuvendit hodhën tymuese.Ndërtesa e parlamentit u rrethua nga forca te shumta te policisë per te garantuar rendin. Prej disa javësh, punimet e parlamentit ne Kosove jane bllokuar, pasi partite opozitare kundërshtojnë marrëveshjet e arritura ne bisedimet me Serbinë ne Bruksel dhe ate per përcaktimin e kufirit me Malin e Zi. As apelet e ndërkombëtareve per dialog brenda institucioneve, nuk jane përfillur nga opozita, e cila akuzon qeverinë per pakte qe dëmtojnë vendin.

Share This Video


Download

  
Report form