Bllokohen punimet e kuvendit të Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç pritej, opozita ne Kosove bllokoi serish kete te enjte punimet e seancës parlamentare. Ndonëse nuk hodhën veze si javen e kaluar, deputetet e Vetëvendosjes, Nismës dhe Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës, nuk lejuan kryeparalmentarin Veseli te drejtonte seancën. Ata paralajmëruan se nuk do te heqin dore nga bllokimi i punimeve, derisa kryeministri Mustafa, i cili nuk ndodhej ne salle, te tërhiqet nga nënshkrimi i marrëveshjes per bashkësinë e komunave serbe ne Kosove. Thirrja e kryeparlamentarit Veseli per qetësi nuk u dëgjua nga opozita dhe punimet u ndërprenë. As seanca e planifikuar per ditën e premte, nuk do te zhvillohet. Marrëveshja për bashkësinë e komunave serbe konsiderohet nga opozita si hap që çon drejt ndarjes së Kosovës, ndërsa per shumicën bllokimi i punimeve shihet si përpjekje per te penguar punën e institucioneve te vendit.

Share This Video


Download

  
Report form