http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca e radhës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 2 tetor. Kjo është konfirmuar nga zyra për shtyp e Parlamentit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet. Pas rrëzimit të kandidaturës së Arsim Bajramit, nuk dihet se cili do të jetë kandidati nga radhët e PDK-së që do të votohet gjatë datës 2 tetor. Ndërkohë blloku opozitar LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje shkojnë në kuvend me kërkesën për debat, me qëllim zgjidhjen e këtij ngërçi institucional. Më herët kryesuesja e kuvendit ka njoftuar se nuk do ketë hapësirë për diskutime por vetëm për votim. Që prej zgjedhjeve të 8 qershorit, Kosova është futur në një krizë institucionale, pasi nuk ka mundur të zgjedhë as kreun e kuvendit e as të formojë dot qeverinë.