Maqedoni, dështon regjistrimi - Vizion plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Pas një debati maratone prej tre ditësh ne parlamentin Maqedonisë, shumica ka votuar me 62 vota pro ligjin për ndërprerjen e vlefshme për regjistrimin e popullsisë, qe do te thotë dështim "de juro" i procesit për censusin.
Votimi i këtij ligji u be vetëm nga votat e deputeteve te koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, pasi opozita braktisi seancën pas akuzave te ashpra mes palëve, ku deputetet e LSDM-se akuzonin për humbje te konsiderueshme ne shumën e 14 milionë eurosh ne dhjete dite. Me miratimin e këtij ligji, ndërprerja e censusit ne Maqedoni, i cili nisi qe me 1 tetor te këtij muaji, është tashme një vendim i drejte. Megjithatë, palët ende nuk kane caktuar një date te re për fillimin e këtij procesi regjistrimi, i cili sipas medieve mund te shtyhet nga gjashte deri ne 12 muaj. Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Eurostatit ne lidhje me këtë vendim te qeverise te Maqedonisë, si dhe ligjit te miratuar se fundmi ne Kuvend.

Share This Video


Download

  
Report form