Ndërpritet regjistrimi në Maqedoni - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 1

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni është ndërprerë, pasi të gjithë anëtarët shqiptarë dhe ata maqedonas të Komisionit Shtetëror për Regjistrim kane dhënë dorëheqjen, pas konstatimit të dështimit të këtij procesi ne terren.
Anëtarët shqiptare te komisionit, te cituar nga mediet ne Maqedoni, deklarojnë se dorëheqja vjen pas problemeve të shumta në terren dhe keqinterpretimit të ligjit për regjistrim, në veçanti nga anëtarët maqedonas të Komisionit dhe regjistruesit në terren. Agjencitë e lajmeve njoftojnë gjithashtu se dorëheqja kolektive e anëtarëve te komisionit vjen pas informacionit te anëtarëve shqiptare se ne tete ditët e para te procesit ishte arritur te regjistrohej vetëm një e katërta e popullsisë. Siç njofton agjencia e lajmeve "INA", ne rajonin e Tetovës, te banuar nga shqiptaret, është regjistruar deri tani vetëm 3.6 për qind e popullsisë. Për këtë arsye, anëtarët shqiptarë të komisionit te regjistrimit kishin kërkuar shtyrjen e afatit, por kërkesa është refuzuar nga pala maqedonase. Ne një situate te tille procesi i regjistrimit ne terren është ndërprerë, ndërsa qeveria e Shkupit do te mblidhet me urgjence për te vendosur sesi do te veprohet me tej. Përpara saj janë dy zgjidhje: zëvendësimi serish i te gjithë anëtareve te komisionit te regjistrimit dhe rifillimi i punës, ose ndryshimi i ligjit dhe dërgimi i tij ne Kuvend për miratim.

Census process in Macedonia has been terminated because all members of the Albanian and Macedonian National Commission for Census have resigned, after confirming the failure of this process on the ground.
Albanian members of the committee, quoted by media in Macedonia, stated that the resignation comes after numerous problems on the ground and misinterpretation of the law for registration, in particular by members of the Commission Macedonian and field recorders. News agencies also report that the collective resignation of the members of the commission comes after information that the Albanian members in eight days before the process was made ??to enroll only a quarter of the population. As informs news agency "INA", in the Tetovo region, inhabited by Albanians, has been recorded so far only 3.6 per cent of the population. For this reason, the Albanian members of the registration committee had requested postponement of the deadline, but the request was rejected by the Macedonian side. In such a situation on the ground registration process is interrupted, while the Skopje government to urgently convene to decide how they will proceed further. Before her are two solutions: the replacement again of all the commission members and the resumption of work registration, or change the law and send it to parliament for approval.

Share This Video


Download

  
Report form