Macron, apel për referendumin në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Thirrjes për të votuar pro në referendumin e 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, i është bashkuar edhe presidenti francez Emmauel Macron. Me anë të një videomesazhi, Macron thekson se kjo marrëveshje, siguron një të ardhme të mirë për vendin. ?Unë nuk mund ta vë veten në vendin tuaj, sepse ju votoni në mënyrë të pavarur në këtë debat politik që është i rëndësishëm për shtetin tuaj. Është çështje e juaj që vendosni të zgjedhni dhe të vendosni nëse jeni për ndryshimin e kushtetutës apo jo, në mënyrë që kjo marrëveshje të bëhet e vlefshme. Të bëheni Maqedonia e veriut sipas kësaj marrëveshjeje. Unë jam me vendosshmëri pro dhe besoj fuqishëm se kjo marrëveshje është e mirë. Për ju, për të gjithë rajonin dhe për europën. Shpresoj në mbështetjen tuaj.? Më tej presidenti francez shton se marrëveshja është rezultat i guximit të liderëve të dy vendeve të Maqedonisë dhe Greqisë, të cilët më 17 qershor të vitit 2018, vendosën t?i japin fund konfliktit 27 vjeçar mes dy vendeve. ?Ky hap u arrit me guximin e liderëve tuaj, midis vendit tuaj dhe Greqisë, i cili i dha fund një mosmarrëveshjeje 17 vjeçare. Kjo marrëveshje u bë e mundur për shkak të guximit të udhëheqësve tuaj dhe udhëheqësve grekë, andaj une e mbështes ate. Plotësisht, fuqishëm. Mendoj se ajo ka një vend qendror në planet për të ardhmen e vendit. Ajo është gjithashtu edhe thelbi I ambicieve të3 rinisë suaj, dhe ajo çfarë mund të bëjmë së bashku ne vitet në vijim. Miq të dashur, të nderuara zonja dhe zotërinj, kjo pra është porosia e thjeshtë, e qartë dhe modeste që dua tju dërgoj.? Në videomesazh, presidenti Macron shprehet se është i informuar mbi zhvillimet e fundit dhe qëndrimin e palëve për referendumin.Ai thekson se ?asnjë marrëveshje nuk është e përkryer dhe se për disa, do duhej që kjo marrëveshje të ishte negociuar ndryshe?, por qytetarët duhet të zgjedhin për të ardhmen e vendit të tyre, të rajonit dhe të kontinentit europian.

Share This Video


Download

  
Report form