Zaev bën apel për referendumin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-31

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka ftuar qytetarët e vendit që të dalin në referendum dhe të votojnë ?pro? marrëveshjes për emrin me Greqinë.



?Dje Kuvendi konfirmoi datën për referendumin, ditë e cila është kyçe për të ardhmen tonë. Gjithkujt nga ne i është dhënë mundësia që të vendos për diçka të madhe. Kemi treguar se jemi popull që mësojmë nga historia. Vota juaj është e drejta juaj, mos lejoni që dikush t?ua marrë dhe ta keqpërdor. Ju ftoj të tregoni se askush nuk mund t?u tregojë se çfarë të bëni. Do ta respektoj votën tuaj, sido që të jetë. Unë besoj në vendimin e qytetarëve dhe jam i bindur se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, ndërsa populli maqedonas do të mbetet maqedonas dhe do të flasë maqedonisht.?



Gjatë konferencës për shtyp, Zaev ftoi edhe partinë opozitare maqedonase që të mbështesin referendumin.



?Opozita dëshiron ta shkatërrojë të ardhmen tonë, ata thonë se mund të arrijnë marrëveshje më të mirë, por për këtë kishin 11 vite. Ata negociuan në mënyrë sekrete dhe mbajtën shtetin të robëruar. Është koha për vendime kyçe dhe historike dhe jo për ikje. Ju them sërish anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, se dera edhe për ju është e hapur. Ju ftoj të gjithëve që të votoni me krenari dhe të themi ?po? për stabilitet dhe anëtarësim në NATO dhe BE?.?



Qytetarët e Maqedonisë do të marrin pjesë në referendum më date 30 shtator. Gjithsej në Maqedoni janë të regjistruar 1 milionë e 800 mijë votues. Që referendumi të quhet i vlefshëm pjesëmarrja duhet jete mbi 50%, pra me shume se 900 mije qytetare, duhet te shkojnë ne kutitë e votimit. E me pas qe emri i ri Maqedonia e Veriut te quhet i miratuar duhet qe 50 % plus 1 e votuesve te jene pro.

Share This Video


Download

  
Report form