Gjermani, shqiptarët rrihen me pakistanezët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përplasjet mes azilkërkuesve ne kampet ne Gjermani, nuk kane munguar gjate këtyre muajve dhe ne disa raste protagoniste janë bere edhe emigrante shqiptare. Me i fundit është ai i se dielës ne një qendër te strehimit te tyre ne qytetin Kassel Kalden, ku nje grup shqiptaresh u përplas me disa emigrante nga Pakistani. Per pasoje, 14 persona mbeten te plagosur, mes te cilëve edhe tre police. Fillimisht pati nje debat verbal mes dy refugjateve ne sportelin ku shpërndahej ushqimi dhe me pas sherri degjeneroi ne përleshje te dhunshme mes dy grupeve shqiptare e pakistaneze e qe zgjati per disa ore. Nje përplasje e trete u regjistrua mes dy grupeve te tjera prej 70 dhe 300 emigrantesh. Situata u qetësua vetem pas ndërhyrjes se policisë. Nuk raportohet per persona te arrestuar. Ne kampin ne qytetin Kassel Kalden, strehohen mbi 1500 azilkërkues nga 20 shtete te ndryshme. Ai fillimisht ishte qendër pritjeje per 1 mije azilkërkues, por per shkak te fluksit te larte te emigranteve, u ngritën çadra te tjera për strehimin e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form