Pamjet e jetës së azilantëve në Gjermani - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te kalosh gjithë ditën brenda nje çadre se bashku me qindra njerëz te tjerë te panjohur, te mbash radhe me ore te tera për t?u ushqyer; këto nuk janë thjesht video qe qarkullojnë ne internet qe flasin për njerëz te panjohur ne vende te largëta; ky është realiteti i secilit prej atyre shqiptareve qe kane kërkuar azil ne Gjermani për t?i shpëtuar varfërisë. Vizion Plus ka siguruar pamjet ekskluzive te jetës se përditshme brenda nje kampi azilkërkuesish ne Hamburg. Çdo dite atyre u duhet te qëndrojnë ne radhe te gjata për te marre ushqimin dhe pritja mund te shkoje edhe me ore te tera. Dhe pasi kane mbajtur radhe per t?u ushqyer, qindra shqiptare janë te detyruar ta kalojnë ditën brenda kësaj çadre, me shtretërit e vendosur ngjitur, ku flenë se bashku fëmije, te rinj e te moshuar, pa kushtet me minimale. Ky është realiteti i pritjes se përgjigjes per azil, dite pas dite, për muaj me radhe; ndërsa ne ekranet e televizioneve te gjitha autoritetet gjermane përsërisin se per shqiptaret nuk ka azil.

Share This Video


Download

  
Report form