http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Operacioni ?Forca e Ligjit? i ka lënë 48 orë kohë për të justifikuar pasuritë e tyre dy personave në Durrës dhe Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P. D., i cili rezulton në hetim në Gjermani për trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe S.Ç, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.Këta dy shtetas duhet t?i përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë. Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur mbi aktivitetin kriminal të këtyre individëve, si edhe pasurinë e tyre.Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga Agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.Operacioni ka nisur që të hënën dhe deri tani i është lënë afat për justifikim pasurie fisit Hajri në Shijak, fiseve Bajri dhe Doçi në Shkodër, familjes Berisha në Durrës dhe fisit Çapja në Elbasan. Forcat kanë zbritur në terren për të sekuestruar të ardhurat e të gjithë ayre që dyshohet se kanë ngritur pasurinë përmes veprimtarive kriminale.