http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania korrigjon numrin e azilkërkuesve shqiptare dhe kete e ben vete ministri i brendshëm Tomas De Mezier. Ne nje interviste per televizionin publik ?ZDF?, De Mezier deklaroi se deri ne fund te gushtit numri i shqiptareve është 60 mije çka na rendit gjithsesi ne total ne vendin e dyte pas sirianeve ne tentativën per përfitimin e azilit ne Gjermani. Ministri i brendshëm gjerman qe është personi përgjegjës per përballimin e kësaj krize deklaroi se po përgatitet nje pakete ligjore qe do te përfshije deri te ndryshimet kushtetuese, ne mënyre qe situata te ndryshoje. Por i pyetur nga gazetaret se do te thotë kjo edhe nje qëndrim ndryshe ndaj atyre qe vijnë nga vendet e Ballkanit, De Mezier përjashtoi kategorikisht lëshimet ndaj ketyre personave.Sipas tij e vetmja mënyre per te qëndruar ne Gjermani nuk është abuzimi me azilin, por ardhja me nje kontrate te rregullt pune. Madje De Meziere u thellua edhe me shume kur deklaroi se masat shtese parashikojnë edhe shkurtimin e ndjeshëm te parëse kesh qe përfitojnë keta azilkërkues, duke e zëvendësuar me kupona apo te mira materiale ne vleftën e parave te parashikuara, ne mënyre qe te stopohet vala e ardhjes se tyre ne vend. Nga ana tjetër ai theksoi se duke nisur nga fundi i shtatorit do te rritet numri i kthimeve ne vendet e origjinës per ata ballkanas qe nuk përfitojnë azil ne Gjermani. Sipas ministrit te brendshëm gjerman keta azilkërkues nga Ballkani, pengojnë edhe përpunimin e atyre qe vertete kane nevoje per azil ne Gjermani. I pyetur nëse per te mundësuar ndryshimin e kushtetutës qe kërkon edhe votat e opozitës, do te pranohet nga mazhoranca nje ligj për emigrimin, ai theksoi se kjo nuk ka nevoje qe te ndodhe pasi ligji aktual gjerman është shume i mire.