http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
480 te mitur shqiptare te pashoqëruar nga prindërit, kane kërkuar azil ne vendet e BE-se gjate vitit 2015. Shifra është publikuar ne raportin e EUROSTAT-it, sipas te cilit vitin e shkuar ne total numri i fëmijëve qe kërkuan strehim ne këto vende arrin ne rreth 90 mije.Numrin me te larte te azilkërkuesve nga Shqipëria e ka Britania e Madhe me 455 kërkesa. 15 te tjere kane aplikuar ne Luksemburg dhe 10 ne Irlande. Shifra mund te jete edhe me e larte, pasi ne liste përfshihen vetëm personat qe zënë tre vendet e para në shtetet e unionit persa u përket kërkesave. Edhe nga Kosova jane nje numër i konsiderueshëm te miturish, 755 qe kane kërkuar azil. Shifra e përgjithshme e kërkesave, 88.300, është mbi katër here me e larte se ajo e disa viteve me pare. 91 perqind e fëmijëve janë djem dhe vetëm 9 perqind vajza. Fëmijët nga Afganistani përbejnë numrin me te larte te aplikimeve me rreth 51% dhe pas tyre renditen sirianet, fëmijët nga Eritrea dhe irakenet. Kater ne 10 aplikime per azil janë bere ne Suedi, e me pas ne Gjermani.