http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo te gjithë ata qe dalin nga burgjet bëjnë nje jete normale. Shume prej tyre u rikthehen qelive per te treten apo te katërtën here, dhe kjo pasi vazhdojnë te kryejnë te njëjtin krim apo dhe krime te tjera, megjithëse e dine se do te kenë te njëjtin fat. Një studim i bere nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tregon nje trend ne rritje te ketij fenomeni krahasuar me vitin 2009, kur ka nisur monitorimi. Ndonëse ne raport me standardet ndërkombëtare recidivizmi tek ne nuk është ne kuota te larta, zëvendësministri i drejtësisë Arben Isaraj tërhoqi vëmendjen për rritjen e fenomenit tek te miturit. Një vit më parë, 84 prej tyre i janë rikthyer qelive. Shkaqet janë te shumta dhe komplekse, ndaj Isaraj kërkoi bashkëpunim te gjithë institucioneve per te luftuar këtë fenomenSë pari, kushtet e vështira të burgut, përfshirë dhe vet izolimin, ndikojnë në të rritjen e recidivizmit.Është e njohur se aty ku mungojnë kushtet minimale standarde, të burgosurit janë të zhveshur nga të drejtat e tyre civile dhe janë të zhytur të bashkëjetojnë në komunitete, të cilat të tjetërsojnë në një botë të dënueshme.Së dyti, kontribuues të tjerë në recidivizmin penal janë :-vështirësitë që përballen në gjetjen e vendeve të punës,-në marrjen me qera të banesaveapo dhe-marrjen e arsimit të nevojshëm dhe kredive arsimore.Punëdhënësit publik apo privatë qofshin, shpesh refuzojnë të punësojnë të dënuarin (?kriminelin?) dhe janë në mëdyshje të plotë, për çdo pozicion që përfshin edhe përgjegjësitë më të vogla.Njerëz, ish të dënuar, raportojnë shpesh vështirësi apo paaftësi për të gjetur mundësitë e arsimimit apo mohime të ndihmës financiare, bazuar në të dhënat e tyre personale.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto kërkoi që të zbatohen politika penale lehtësuese, kryesisht për të miturit. Nder propozimet e bëra ne tryeza ishte dhe ngritja e institucioneve te veçanta qe do te shërbejnë per te mbikëqyrur personat qe përfundojnë dënimin.