Hofman: Asnjë nga të larguarit nuk përfiton azil - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori Gjerman në vendin tonë Helmut Hoffman nga Elbasani u ka bere apel qytetareve te heqin dore nga emigracioni i paligjshëm. Rruga e azil kërkimit nuk është zgjidhje tha diplomati gjerman. Sipas Hoffman, vetën në muajin janar nga trojet shqiptare në drejtim të Gjermanisë kanë udhëtuar 1650 azilkërkues ekonomikë, por asnjëri prej tyre nuk do të përfitojë azil. ?Keto jane zhvillime qe ne i kemi ndjekur me nje shqetësim vërtet te madh. Fakti qe eshte rritur numri i azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova. Vetëm ne janar është shënuar nje shifer prej 1650 azilkërkuesish nga Shqipëria dhe ajo çka dua te bej te qarte se te gjithë keta do te duhet te kthehen shume shpejt ne vend. Gjermania është krenare lidhur me traditen qe kemi per pranimin e azilkërkuesve politike, por nuk mund te ofrojmë mundësi qëndrimi ne Gjermani per azilantet ekonomike. Dëshiroj te theksoj gjithashtu se kjo tendence e levizjeve emigruese perben nje barre edhe per vete vendet pasi ka nje rendese ne zhvillimin dhe perspektiven e tyre ekonomike. Njerezit duhet ta ndertojne ketu te ardhmen e tyre dhe perspektiven ekonomike ne menyre qe edhe perspektiva per ne BE te jete me e afërt. ? Gjatë takimeve ne Elbasan ambasadori Gjerman foli edhe për reformën territoriale ne Shqipëri. Sipas tij kjo reformë duhet të mbështetet nga të gjithë.

Share This Video


Download

  
Report form