Kush përfiton nga amnistia? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-19

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas lancimit të nismës për faljen e borxhit tatimor në vitet 2011 e poshtë dhe zbritjes së një pjese të saj pas këtij viti, ekspertët janë kritikë për prapaskenat e kësaj ?amnistie?. Zef Preçi, drejtor i qendrës për Kërkime Ekonomike thotë, se drafti nuk është hedhur asnjëherë për diskutim ne publik, duke bërë të kuptohet qartë se është për qëllime elektorale. Preçi i kujton qeverisë edhe faktin tjetër që nuk ka patur asnjë falje të detyrimeve tatimore në programin e saj, prandaj sipas tij mund të shtrohet shumë qartë pyetja përse kjo falje tani, kur një vit më parë pati kontrollet më se të rrepta për biznesin? Por gjithë këtë amulli bizneset e përkthejnë me një reflektim që qeveria i ka bërë sjelljes së saj me biznesin. Luan Bregasi, president i ?Biznes Albania? thotë se në thelb falja do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në shpëtimin e disa ndërmarrjeve që janë në prag falimenti për shkak të gjobave që kanë marrë ne vite, në disa raste të padrejta. Ekspertët bëjnë një tjetër antagonizëm: A duhen falur borxhet e bizneseve apo detyrimet e energjisë që kanë shtresat më vunerabël të shoqërisë? E vetmja kërkesë që kanë bizneset është shtrirja e amnistisë në të gjitha vitet dhe jo vetëm në 2011-ën. Nga kjo nisëm qeveria do të falë afro 400 milion dollarë detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa përveç atyre që rrjedhin nga sigurimet shoqërore të punonjësve.

Share This Video


Download

  
Report form