http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret përbejnë me shume se gjysmën e shtetasve te huaj qe jetojnë ne vendin fqinj Greqi. Kështu thuhet ne te dhënat e censusit te realizuar ne vitin 2011 por te publikuar vetëm sot nga instituti i statistikave ne Greqi. Sipas këtyre ne total shtetasit e huaj përllogariten ne 707 mije nga te cilët, shqiptaret përbejnë 52.7%. Kjo do te thotë se numri i shtetasve shqiptare qe jetojnë ne vendin fqinj është 373 mije persona. Pas nesh, vijnë bullgaret, rumunet e pakistanezet. Sipas censusit grek numri ne total i popullsisë greke është rreth 10.8 milionë persona rezidente nga te cilët 9.9 janë me nënshtetësinë greke. Nga te dhënat e Censusit mësohet se 49% e popullsisë greke janë meshkuj ndërsa 51% e përbejnë femrat. Mosha mesatare e popullsisë rezidente në Greqi është rreth 42 vjeç.