Greqi, sulmohet nxënësja shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekstremistët grekë të Agimit të Artë prishen ditën e festës kombëtare te Greqisë në ishullin e Santorinit.



Ata tentuan të pengojnë paradën e nxënësve me flamurin grek, që këtë radhë e mbante një vajzë shqiptare me rezultate të shkëlqyera.




Pak minuta para se të niste parada me rastin e 28 Tetorit, Ditës së Luftës Kundër Fashistëve, grupi me 20 persona anëtarë të Agimit të Artë, disa prej të cilëve kishin veshur bluza të zeza në të cilat shkruhej ?Hellas Ultras? u përpoqën ta ndalonin.



Megjithëse nxënësja shqiptare ishte zgjedhur sipas ligjit grek për të mbajtur flamurin, ekstremistët hodhën parulla nacionaliste, duke krijuar tension.



Shumë prindër morën fëmijët, ndërsa mësuesit krijuan një gardh mes tyre për të ruajtur nxënësit.



Ndërsa policia ndërhyri duke shmangur shpërthimin e dhunës.



Ministria e Arsimit u shpreh se flamurin kanë të drejtë të mbajnë të gjithë fëmijët, të cilët marrin pjesë në shkolla.



Ky akti i Agimit të Artë u dënua në Greqi nga i gjithë spektri politik.



?Idetë kriminale të Agimit të Artë nuk kanë vend në shoqërinë greke?, theksoi në deklaratën për shtyp partia qeveritare Syriza. Konservatoret e Demokracisë se Re kërkuan nga qeveria të shmangë aktet e paligjshme, ndërsa Partia Komuniste greke deklaroi se akti i turpshëm i Agimit të Artë për të ndaluar 11-vjeçaren shqiptare të mbante flamurin grek tregon fytyrën e tyre të vërtetë naziste.

Share This Video


Download

  
Report form