“Familja e Llallës iku në Gjermani” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërcënimi per jetën ka detyruar prokurorin e përgjithshëm te largoje me urgjence familjen e tij nga Shqipëria muajin e kaluar. Burime konfidenciale nga Rinasi bene të ditur për Vizion Plus, se numri 1 i akuzës, Adriatik Llalla, ka përcjelle bashkëshorten shtatzënë së bashku me dy fëmijët, drejt Gjermanisë. Anëtarët familjes Llalla, kanë lene aeroportin ?Nëne Tereza? në orën 13 e 8 minuta të datës 14 gusht, me linjën e fluturimit ?Luthansa?. Destinacioni final ishte Frankfurti i Gjermanisë. Zyra e prokurorit të përgjithshëm nuk pranoi të komentonte ketë fakt. Ajo pranoi vetëm se puna hetimore për të gjitha dosjet nuk është cenuar ne asnjë rast. Po ashtu, Prokuroria e Krimeve te Renda nuk ka komentuar ecurinë e hetimeve per kërcënimin përmes telefonit te Prokurorit te Përgjithshëm. Vendimi ekstrem i Adriatik Llalles per te larguar familjen ka ardhur pas kërcënimeve qe besohet se i kane ardhur ne mënyre te drejtpërdrejt nga nje grup kriminal i njohur e i hetuar per vendosje gjobash dhe ngjarje te tjera te renda. Te martën, nga Korça, prokurori i përgjithshëm nuk pranoi te fliste per situatën e krijuar pas kërcënimit.

Share This Video


Download

  
Report form