http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Largimi i ish kryeprokurorir Adriatik Llalla konsiderohet nga ambasada Amerikane në Tiranë si një fitore në betejën për një drejtësi më të mirë.
Diplomati i lartë Donald Lu ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Llallës për të mos u rikthyer në gjyqësor.
"Vendimi për t?u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet.
Ambasadori amerikan vëren se largimi nga drejtësia nuk do të thotë se ata janë të imunizuar nga abuzimet që mund të kenë kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Madje Llalla e shumë të tjerë pas tij, pritet të jenë pjesë e hetimeve penale.
Vendimi për t?u tërhequr nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.
Reagimi i fortë i ambasadës Amerikanenë Tiranë vjen në kohën kur Llalla refuzoi të drejtën për t?u emeruar gjyqtar ne gjykaten e apelit, duke shpresuar edhe ndërprerjen e procesit te vettingut.
Por në krye të organit të akuzës, Adriatik Llalla shënoi një nga përplasjet më të forta e të pazakonta me ambasadorin amerikan Donald Lu. Ai madje e akuzoi diplomatin e lartë për ndërhyrje në punët e prokurorisë. Por ky qëndim i Llallës erdhi pasi ambasada i anulloi vizën atij dhe një grupi të tërë prokurorësh. Diplomati Lu e ka akuzuar ish kryeprokurorin si pengues të reformës në drejtësi e madje edhe si mbrojtës të të koruptuarve në nivele të larta.
Llalla së bashku me shumë prokurorë e gjyqtarë të tjerë janë pjesë ë vetingut.Vec ish prokrorit të përgjithshëm, nga detyra është tërhequr para mbylljes së mandatit edhe Besnik Ymeri, anëtar I gjykatës kushtetuese. Por si Ymeri, ashtu dhe anëtarët e tjerë që iu ka mbaruar mandati, do të vijojnë të verifikohen.