Dosjet e shfryra të Llallës - News, Lajme - Vizion

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë mandatit të tij 5-vjeçar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llalla ka pasur në dorë disa dosje të rëndësishme korrupsioni, por që asnjëherë nuk u mbyllën. Ndonëse deklaratat e tij flisnin për arrestime zyrtarësh të nivelit të lartë, ato filluan të mos merren seriozisht.



E fundit pas serialit të deklaratave ishte ajo e shtatorit të dy viteve më parë kur kryeprokurori paralajmëroi arrestime të bujshme, por në pranga nuk përfundoi askush veç disa kryekomunareve apo te zgjedhurve vendore.



Po në të njëjtin stil deklarate, në vitin 2014 gjatë një takimi analize me krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, Kryeprokurori do të deklaronte:



?Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishme në ardhmen europiane të vendit?.



Fati europian i vendit, i përmendur nga Llalla, ende nuk ka ndryshuar. Veç deklaratave bombastike, por që në pranga nuk çuan asnjë zyrtar të lartë gjatë kohës së drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla do të mbahet mend si kryeprokurori nën drejtimin e të cilit u shqyrtua dosja e ish-guvernatorit Ardian Fullani. Më shumë se sa Llalla në këtë rast kujtohet prokurori i çështjes Ramadan Troci, por që pas kalvarit të seancave edhe kjo dosje do të mbyllej në apel me lirimin e Fullanit dhe vendimin për dëmshpërblimin e tij.



Adriatik Llalla ishte edhe kryeprokurori i cili u përplas me Ambasadën Amerikane dhe ambasadorin Donald Lu. Llalla akuzoi kryediplomatin Lu në fillim të vitit 2017 për ?sulme krejtësisht jodiplomatike? si dhe për përdorimin e shantazhit me qëllimin të mos nisnin hetime mbi kompani, të cilat sipas Llallës kishin shkelur ligjet.



Gjithashtu Prokuroria e Përgjithshme në atë kohë shprehej se në komunikimet zyrtare dhe informale, Ambasadori Lu ia kishte bërë të qartë Prokurorit të Përgjithshëm se, nëse nuk do të mbronte publikisht ndryshimet ligjore të reformës në drejtësi, do të kishte pasoja personale dhe institucionale.



Gjatë kohës së Adriatik Llallës si prokuror i përgjithshëm u kërkua dhe arrestimi i Tahirit, ndërsa përplasja ishte dhe me kryeministrin Rama.



Në përgjigjen e saj kundër deklaratës akuzuese të kryeministrit ndaj treshes së prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe vendimit për të mos lëshuar në arrest ish-ministrin Saimir Tahiri, organi i akuzës i kujtoi të parit të qeverisë përvojën kroate, ku ish-kryeministri u arrestua për një orë dore.



Por edhe ky rast, si ato të mëparshmit, mbeti në formën e një deklarate, ndërsa ish-ministri i brendshëm nuk u arrestua.

Share This Video


Download

  
Report form