Gjermani, 28 orë punë në javë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vitin e ardhshëm punëtorët në firmat më të mëdha inxhinierike të Gjermanisë mund të zgjedhin të punojnë 28 orë në javë deri në dy vjet, përpara se të kthehen në javën standarde prej 35 orësh.



Marrëveshja u negociua me përfaqësuesit e më shumë se 700 kompanive në Gjermaninë jugperëndimore. Ajo u jep gjithashtu punëtorëve mundësinë për të punuar 40 orë nëse duan të fitojnë më shumë.



Sipas mediave gjermane, drejtuesit lokale të sindikatave bënë të ditur se palët kishin rënë dakord edhe për një rritje pagash prej 4.3 për qind.



Bumi i vazhdueshëm ekonomik i Gjermanisë u ka dhënë sindikatave një dorë të fortë në negociatat për rritje të pagave këtë vit.



Ekonomia u rrit me 2.2 për qind vitin e kaluar, rritja më e madhe e saj që nga viti 2011, dhe papunësia është e ulët.



Marrëveshja mbulon 900,000 punonjës që punojnë në industrinë metalike dhe elektrike në shtetin jugperëndimor të Baden-Vuerttemberg, por do të shtrihet në 3.9 milion punëtorë aktivë në këtë sektor në mbarë vendin.

Share This Video


Download

  
Report form