Të ngrihen grupe pune për ndryshimin e orës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati për mosndryshimin e orës dy here ne vit, ka përfshire edhe stafet akademike. Pedagoge te departamentit te gjeografisë, ne fakultetin filologjik i propozojnë qeverise ngritjen e grupeve te punës për te studiuar efektet e mosndryshimit te orës ne vere ose ne dimër. Profesor Arben Belba thotë se analiza duhet ti paraprije vendimit te parlamentit europian.



Pedagogu i gjeografisë propozon qe Shqipëria te aplikoje gjithë vitin atë qe njihet si ora verore. Ndërsa puna ne administratën publike dhe mësimi ne shkolla te filloje një ore me vone.



Nëse do te mbajmë orën e verës ne dimër, dielli do te linde me vone, rreth orës 7 te mëngjesit dhe nata vjen 1 ore me vone.



Pedagoget mbështesin idenë se ka ardhur koha për shfuqizimin e vendimit kur vendet e Evropës legalizuan orën verore ne mars, si mundësi për kursimin e energjisë.



Sipas studimeve te fundit kjo teze ka rene, ndërsa po i kushtohet rendësi efekteve shëndetësore qe shkakton ndryshimi i orës dy here ne vit. Tashme edhe Shqipëria duhet te beje llogarite për kohen e saj, ne interesin e qytetareve dhe te vendit.

Share This Video


Download

  
Report form