http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë, të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, duke filluar që nga administrata publike, kompanitë e mëdha e deri te qytetarët, do të duhet të zbatojnë rregulla për të kursyer energjinë elektrike. Ministria e Energjisë ka bërë gati dy projektligje, të cilat i ka depozituar në qeveri, njëri për efiçencën e energjisë, dhe tjetri për efiçencën e energjisë në banesa. Entela Cipa, këshilltare në Ministrinë e Energjisë thotë se Shqipëria ka marrë zotimin që deri në vitin 2020 të ulë me 11% konsumin e energjisë. Ajo sqaron se rregullat, nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë, por do të nisin fillimisht të zbatohen nga sektori publik dhe kompanitë e mëdha. Po ashtu, masat do të nisin që të parandalojnë konsumin e tepërt, që nga ndalimi i elektroshtëpiakeve që nuk kursejnë energji, e deri te ndërtimi i pallateve të cilët duhet të jenë me termoizolim. Për apartamentet dhe godinat e vjetra, ministria do të krijojë një fond, i cili do të japë para për rikonsturtim deri në 50% të ndërtesave të vjetra. Së bashku me këto ndryshime, ligji i ri ngre dhe një strukturë të veçantë monitoruese. Inspektorët e kësaj agjencie do të kontrollojë në terren se sa do të zbatohen këto masa.