http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas vendosjes se gjendjes së emergjencës ne Juglindje, nga Operatori i Shpërndarjes, grupet e punës janë vendosur në Librazhd ku po punojnë për rikthimin e energjisë për këtë zonë. Drejtori i OSHE-se për qarkun e Elbasanit thotë se situata ka qene e renduar për shkak te kushteve te pavaforshme të motit. Por Drejtori i Përgjithshëm teknik Petraq Lika, premton se kjo situatë do të marrë zgjidhje shumë shpejt. Në komunën e Lunikut ne Librazhd energjia elektrike mungon që prej datës 29 dhjetor. Për shkak te ngricave dhe rrugëve te bllokuara punonjësit e OSHE-se nuk kanë mundur te shkojnë atje për të riparuar defektet.