http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operatori i Sistemit te Shpërndarjes ka nisur prej katër ditësh ne Fier aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike, per te gjithë ata persona qe janë debitor ndaj arkës së kësaj kompanie. Aksioni ka nisur edhe ne qytetin e Vlorës dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe zbatimin korrekt të kontratave të energjisë. Drejtori i OSHEE ne qarkun e Fierit, Arjan Fasko është shprehur se deri ditën e djeshme vetëm ne këtë qytet numërohen 3800 ndërprerje. Do te ndërpresin energjinë per te gjithë abonentët nisur nga ata me një detyrim minimal dhe deri te ata qe kane detyrime maksimale. Sipas z. Fasko, këto dy qytete kane nje borxh prej 1.4 miliard leke me mbi 50 mije debitorë, ndaj Operatorit te Shpërndarjes se Energjisë Elektrike.