Veliaj: Tirana, së shpejti me autobuzë elektrikë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-10-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tirana së shpejti do të pajiset me autobusë elektrikë. Kështu u shpreh  Erion Veliaj në mbledhjen me përfaqësues të disa institucioneve, akademikë dhe ekspertë  të urbanistikës ku u diskutua mbi planin e parë të qëndrueshëm të lëvizshmërisë urbane.ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE TIRANESot do te fillojme nje proces  i cili jo vetem do prodhoje nje material strategjik por nje proces i cili do te jete baza per buxhetit tone i cili sigurisht do te beje ne terren ate qe ne vendosim ketu. E them shpesh: sfida më e madhe për një kryetar bashkie nuk janë qindra kilometra asfalt, bulevardet apo pemët; janë 10 centimetra në kokën e secilit. Deri sa të shkojmë në një plan përfundimtar të qëndrueshëm për mobilitetin, do të duhet që të përfshijmë edhe komunikim?, shtoi ai, duke sjellë në vëmendje shembullin e Holandës, e cila vite më parë u përball me problemin e makinave e më pas, promovoi përdorimin e biçikletës.Ekspertë të huaj do te ndjekin bashkë me shqiptarët zbatimin e projektit I cili synon të reduktojë ndotjen.Duhet te dimi jo vetem si te heqim viza, e si te bejme   korsi te dedikuara te autobuseve ne terren,  por si te duhet  te heqim ca viza dhe  te bjeme korsi te mendimit progresiv. Fat per ne që te rinj që mbjellin peme ne terren.?Jemi në pritje të autobusëve elektrikë. Ne nuk subvencionojmë asnjë qindarkë për taksitë elektrike, ama vetëm duke ndryshuar rregullat e burokracisë, kemi ndryshuar situatën, ku tashmë ka 5 kompani që ofrojnë shërbim elektrik me taksi, me një çmim fillestar më të ulët për kilometër. Pra, taksia elektrike e merr licencën menjëherë, kurse një taksi me naftë do duhet të presë radhën derisa dikush tjetër të lirojë një liçencë pasi del në pension ose ikën nga ky lloj biznesi?Aktualisht ne Tiranë qarkullojnë vetëm një numër taksish elektrike, por cdo lloj transporti që shmang ndotjen, sipas Veliajt, do të marrë mbështetjen e bashkisë.

Share This Video


Download

  
Report form