http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Tirana Ime? është aplikacioni më i ri, që qytetarët e kryeqytetit mund ta kenë në aparatin e tyre celular. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se përmes këtij aplikacioni qytetarët mund të raportojnë virtualisht çdo problem dhe të kërkojnë zgjidhje. Madje, kryebashkiaku nuk ngurroi të ilustronte mënyrën se si mund të përdoret aplikacioni. Për realizimin e aplikacionit ?Tirana Ime?, Bashkia Tiranë u asistua nga specialistët e kompanisë së telefonisë së lëvizshme që operon në Shqipëri ?Vodafone?. Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të kujdesen për ambientin ku jetojnë.