http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i majtë për bashkinë e kryeqytetit në zgjedhjet e 21 qershorit, Erion Veliaj ka zgjedhur Qytetin Studenti për te prezantuar programin e tij për Tiranën. Veliaj tha se një grup vullnetaresh kanë punuar për një muaj në çdo cep të kryeqytetit për konstatimin nga afër të problemeve, të cila premtoi se do të marrin zgjidhje në 300 ditët e para të qeverisjes së tij. Ndërsa prezantoi programin me 12 pika qe fillonin me ndërtimin e nje kampusi te ri ne Qytetin Studenti. I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryeministri Rama, i cili u shpreh se Veliaj është opsioni më i mirë që kanë qytetarët për Tiranën e për këtë duhet që ta votojnë. Rama tha se tashmë ka ardhur koha që qytetarët të ndahen nga e shkuara e Sali Berishës dhe t?i bashkohen së majtës, nga e cila Rama përmendi edhe një serë arritjesh që ka bërë kjo qeveri në 18 muaj qeverisje. Rama tha se jo vetëm qe nuk ka asnjë ministër te korruptuar, por nuk ka asnjë qe nuk e ka prioritet korrupsionin.