Kosovë, Haradinaj prezanton programin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Parlamenti i Kosovës është mbledhur për te votuar qeverinë e re. Mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin 2017-2021, dhe kabinetin që përbëhet nga koalicioni i PDK, AAK, Nismës, AKR-në dhe Lista Serbe.
Në fjalimin e tij para deputetëve, Haradinaj është shprehur se qeveria nën drejtimin e tij është përballë një sfide të vështirë ekonomike. Ai theksoi se angazhimi i tij kryesor është ta bëje Kosovën pjesë të NATO-s e Bashkimit Europian.
Gjatë prezantimit të programit, Haradinaj u shpreh se Kosova do të marrë përgjegjësinë e saj për stabilitetin në rajon. Ai theksoi se ne nuk mund t?i zgjedhim fqinjët tanë, por premtoi se do të dialogojë me Serbinë edhe pse e kaluara është tragjike. Kështu, drejtuar në gjuhën serbe, Haradinaj, kërkoi mbështetjen dhe besimin e deputetëve, për ta bërë Kosovën një vend më të mirë.
?Secili prej nesh e ndjen peshën e misionit qeverisës që kemi para vetes. Besoni në këtë qeveri, sepse ne mund t?u kthejmë shpresën edhe atyre që duan të largohen nga vendi. Sot, kërkoj votën për qeverinë që më është besuar të udhëheq, në mënyrë që t?i shërbeje qytetarëve të Kosovës.?
Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pak pas prezantimit të kabinetit kërkoi votimin e menjëhershëm të kryeministrit të ri në një kohë kur lista Serbe nuk ishte ende e pranishme në Kuvend. Por shefi i grupit parlamentar të PAN-it, Enver Hoxhaj ka kërkuar vazhdimin e debatit. Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli ndërpreu seancën për 15 minuta pas kërkesës së Glauk Konjufcës për votim të menjëhershëm për qeverinë Haradinaj.
Nga ana tjetër Avdullah Hoti nga LDK ka komentuar përbërjen e kabinetit qeveritar, duke thënë se është katastrofe. Ai u shpreh se kjo qeveri është e varur tërësisht nga Beogradi.

Perberja e qeverise Haradinaj:

Kryeministër: Ramush Haradinaj
Zv/kryeministra do të jenë: Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj, Dalibor Jevtiç dhe Dardan Gashi
Ministër i FSK: Rrustem Berisha
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministria e Financave: Bedri Hamza
Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismaili
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahir
Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica
Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyçi
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka
Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj
Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi
Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo
Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demir
Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar

Share This Video


Download

  
Report form