http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti prezantoi këtë të hënë programin, ku theksoi se sfida kryesore do të jetë ?lufta kudër korrupsionit?.Gjatë fjalës së tij, Kurti nënvizoi se shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për tre muaj, si dhe do të ketë më pak shpenzime në poste dhe privilegje, për të shpenzuar më shumë në projekte.Po ashtu, Kurti deklaroi se do të kërkojë llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për krimet e kryera gjatë luftës.?Kemi program që adreson secilën fushë. Ndryshimin e madh të 6 tetorit po e institucionalizojmë sot. Do të kursejmë paranë publike. Do të jenë 15 ministra para meje e jo 21 sa ishin më herët. Do të kemi rreth 33 zëvendësministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Më pak shpenzime në poste e privilegje për të shpenzuar më shumë në projekte. Më janë mbushur 23 vjet aktivitet në politikë. Sot dal para jush pas 23 vjetësh si opozitar. Më ndanë vetëm një votim i juaji për përfundimin e karrierës sime politike siç njihej deri tani. Ata që më kanë dashur si opozitarë duhet të më duan edhe si pozitë.?Koalicioni Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës firmosën të dielën marrëveshjen për bashkëqeverisje. Liderët e partive bënë të ditur se do të krijojnë qeveri me 15 ministri.