http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas projektit të ?Rilindjes Urbane?, qeveria shqiptare nis zbatimin e programit ?100 fshatrat?, që synon zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit.
Zhvillimi rural, sipas kryeministrit Rama do të bazohet në investime konkrete, përmes bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe pushtetit lokal. Por, ai paralajmëroi krerët e bashkive se nuk do të përfitojnë asnjë fond, nëse nuk zbatohet reforma e ujit dhe nëse nuk ka projekte cilësore.
Për zhvillimin e agroturizmit, janë parashikuar lehtësi fiskale për këdo që do të investojë.
Shefi ekzekutivit tha se pritet fluks i madh investimesh private për të ndërtuar bujtinat, fermat dhe gjithë strukturat e agroturizmit.