Tiranë-Rinas, autobusë elektrike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana dhe aeroporti i Rinasit shume shpejte do te lidhen nga nje linje autobusësh elektrike. Pas atyre qe pritet te funksionojnë shume shpejte brenda qytetit, Bashkia e Tiranës eshte duke zhvilluar diskutime edhe me kompaninë qe ka ne menaxhim aeroportin.?Kemi filluar një diskutim me aeroportin e Tiranës, për të pasur një linjë autobusësh elektrikë nga qendra deri në Rinas, e për t?u siguruar që të ulim ndotjen në mjedis. Jemi duke folur edhe me kolegët kinezë; Kina sot është avangardë në prodhimin e autobusëve elektrikë dhe mezi pres që shumë shpejt, brenda këtij viti, për ata që do të udhëtojnë nga Tirana në Rinas të kenë mundësi ta bëjnë këtë duke shkaktuar zero ndotje.?Ndërkohë, përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar ?Nënë Tereza? i kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës dy automjete të reja për heqjen e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit.?Na kanë bërë një dhuratë shumë të çmuar, me vlerë monetare të konsiderueshme, sepse kemi dy kamionë teknologjikë që do të ndihmojnë ndërmarrjen tonë të pastrimit të rrisë cilësinë e pastrimit edhe lagjet periferike. Duke shtuar flotën tonë me dy mjete teknologjike, mund të rrisim mbulimin e sipërfaqes në zonat e reja që i janë shtuar Tiranës si ?Fresku?, ?Astiri?, ?Kodra e Diellit? dhe zona të tjera periferike me rritje të popullsisë dhe rritje të konsumit?.Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen që Aeroporti i Tiranës iu bashkua aksionit të mbjelljes së pemëve në Tiranë, duke mbjelle 100 peme.

Share This Video


Download

  
Report form