Doshi, tre ore në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne një kohë që deputeti i Shkodrës pret shuarjen e masës së sigurisë për të ndjekur parlamentin, Tom Doshi, nuk e fsheh nervozizmin përballë masës së sigurimit personal. Pas kërkesës së tij, drejtuar Gjykatës së Lartë deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste u pyet për 3 orë në Prokurorinë e Përgjithshme në atë që mund të quhet dëshmia e fundit për pretendimet mbi atentatin që po përgatitej për vrasjen e tij. Në dalje, mbrojtësit ligjorë të deputetit thanë se nuk është formalizuar ende akuza, ndërsa ekspertiza e laptopit ka vërtetuar se nuk ka video tjetër që Doshi kërcënon Bamin. Deputeti i Shkodrës akuzohet nga Prokuroria për kallëzim të rremë, kanosjes për dëshmi të rreme si dhe deklarimit të rremë para Prokurorisë. Disa ditë më parë, mbrojtësit e tij ligjorë depozituan kërkesë në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurimit me argumentet se deputeti nuk po lejohej të ushtronte funksionin e tij si ligjvënës. Bashkë me Doshin, nën akuzë janë edhe Durim Bami, që deputeti pretendon se ishte paguar nga Ilir Meta për ta vrarë, dhe deputeti Mark Frroku, i cili sipas Doshit ka qenë personi që e ka lajmëruar i pari për këtë skenar.

Share This Video


Download

  
Report form