http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tom Doshi u paraqit për të 6 herë përpara prokurorëve të çështjes të cilët po hetojnë pretendimin për një ekzekutim të mundshëm të tij dhe deputetit Mhill Fufi. Burime pranë organit të akuzës thanë se këtë të hënë ishte planifikuar një seancë pyetjesh qe lindën pas ballafaqimit gati 9 ore te zhvilluar diten e shtune mes tij dhe Durim Bamit. Ndërkohë krahas kësaj mësohet se Doshi ka kërkuar të paraqesë prova dhe fakte të reja rreth çështjes. Ndonëse nuk ka mjaft detaje lidhur me të gjitha paraqitjet e deputetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vetë deputeti nuk ka pranuar të japë asnjë koment. Doshi deklaroi një ditë më parë ne Facebook, se ka rezerva në lidhje me mënyrën e hetimit ndërsa sipas tij prokurorët po tregohen me dy standarde. Për këtë vetë deputeti kërkoi hetim ndërkombëtar. Pas ballafaqimit me Bamin u mësua se dëshmitë kishin qëndrime të kundërta ndërsa kjo pritet të ndikojë në rrjedhën e hetimeve.