http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tom Doshi u paraqit për herë të tretë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por kësaj here jo për të dëshmuar për atentatin e pretenduar ndaj tij. Pak ditë pasi kërkoi në rrjetet sociale ekspertizë ndërkombëtare për hetimin e çështjes, Tom Doshi e konkretizoi deklaratën duke depozituar një kërkesë zyrtare në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Deputeti nuk qëndroi gjatë në ambientet e organit të akuzës ndërkohë që në dalje nuk pranoi të komentojë. Ne mesazhin e postuar dy ditë më parë në profilin e tij në Facebook, deputeti bëri me dije se kërkesa do ti bëhej me shkrim Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas Doshit në kushtet që Prokurori i Përgjithshëm dhe ai i Krimeve të Renda kanë ngjallur dyshime se bashkëpunonin me të akuzuarit, rezultatet jane të komprometuara, ndërsa akuza që ai ka bërë ndaj Ilir Metës është shumë e rëndë. Pavarësisht se nuk i paragjykon hetimet, konstatoj se ato po nxitohen me qëllim, për t?u mbyllur shpejt, pa arritur ti bëhet një zbërthim shkencor çdo fakti shkruan deputeti.Ardhja e hetuesve ndërkombëtarë për të zbardhur dosjen ?Doshi? nuk do të bëhet për herë të parë. Nëse kërkesa e tij pranohet ajo vjen pas hetimeve ndërkombëtare që u bënë për të zbardhur vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. Po kështu ekspertizë ndërkombëtare u bë edhe për zbardhjen e vrasjes së dëshmitarit kyç të tragjedisë së Gërdecit, Kosta Trebicka por edhe për protestën e 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona.