Doshi sërish në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka qene fiks ora 09:00 e kësaj te shtune kur deputetit Tom Doshi ka mbërritur serish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për here te peste. Pas tij, ne masa te forta sigurie mbërriti edhe 36-vjeçari Durim Bami, personi qe sipas deputetit ishte porositur per eliminimin fizik te tij dhe te Mhill Fufit. Te dy protagonistet janë takuar ne një nga sallat e Prokurorisë se Krimeve te Renda, ku u krye nje tjetër tjetër përballje. Seanca u zhvillua ne prani te grupit te hetuesve, te cilët po merren aktualisht me hetimin e ?vrasjes se mbetur ne tentative? te dy deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Ky është ballafaqimi i dyte qe deputeti bën me ?atentatorin? e penduar Durim Bami. Ne përballjen qe kane patur një dite me pare, Bami ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke deklaruar se akuzat për vrasjen e deputetëve është një sajesë. Te premten, Bami ka qëndruar 9 orë në Prokurori dhe gjithë kohën i veshur me një jelek antiplumb.

Share This Video


Download

  
Report form