Prokuroria kërkon ekspertë të huaj në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmasat e skandalit të përgjimeve, në shënjestër të të cilit është vetë kryeministri Gruevski dhe qeveria e tij, kanë detyruar prokurorinë maqedonase të kërkojë asistencën e ekspertëve të huaj. Prokuroria njoftoi zyrtarisht se ka dorëzuar një kërkesë pranë organeve të drejtësisë në BE, ku kërkon nga Brukseli të dërgojë prokurorë të cilët do të mbikëqyrin hetimet. Këto të fundit kanë nisur pas dy aktpadive. E para e ngritur nga Zaev ndaj kryeministrit Gruevski dhe shefit të shërbimeve sekrete Mijallkov, e dyta për rastin ?PUÇ?, e ngritur nga Ministria e Punëve të Brendshme ndaj liderit të LSDM-së Zaev.Zyrtarisht, Prokuroria në Maqedoni deklaron se ka kapacitetin e duhur përfshi këtu dhe atë logjistik për të hetuar këtë ngjarje. Ajo shton se asistenca është kërkuar për të shmangur aludimet për manipulim të këtij organi. Ditët e fundit, Komuniteti Ndërkombëtar ka rritur presionin për një hetim të drejt dhe të pavarur të një prej skandaleve më të mëdha që ka përfshirë klasën politike në vend, që prej krijimit të shtetit maqedonas.

Share This Video


Download

  
Report form