Ermal Meta ndez sheshin “Skënderbej” për tre orë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-02

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Pas suksesit në Sanremo në Itali, këngëtari shqiptar Ermal Meta zbriti në sheshin Skënderbej mbrëmjen e të premtes, duke elektrizuar mijëra njerëz që ishin mbledhur për të ndjekur koncertin e tij.



Kantautori zgjodhi të zbresë mes fansave për të kënduar bashkë me ta disa nga hitet më të mira.



Mes duartrokitjeve, këngëtari i talentuar vlerësoi pritjen që i rezervoi Tirana.



Ermal Meta: Kush vendos kulturën në radhë të parë, do të thotë se ka shumë kulturë dhe shumë përgjegjësi për jetën.



Koncertin e ndoqën edhe kryebashkiaku Veliaj dhe ambasadori italian Alberto Cutillo.



Erjon Veliaj: Për të rinjtë ishte një moment frymëzimi se si dikush edhe pse nuk ka mbiemër të njohur, edhe pse nuk vjen nga një familje e madhe, edhe pse nuk i ka shtruar njeri tapetin e kuq, edhe pse nuk ia ka hapur njeri portën, arrin të bëhet i madh me shumë punë dhe me shumë talent. Një shembull frymëzimi për të gjithë.



Alberto Cutillo: Është e mrekullueshme të festojmë festën e Republikës me Ermalin dhe t?i themi se sa shumë ne italianët, shqiptarët jemi të kënaqur me suksesin e tij dhe krenar për shembullin që jep për miqësinë shqiptaro-italiane.



Pjesë e koncertit që mbushi me tinguj sheshin Skënderbej ishin edhe këngëtarët shqiptarë Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa.



Ndërkohë, kryeqyteti do të presë një tjetër yll të muzikës, këtë radhe ditën e diele me performancën e këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Share This Video


Download

  
Report form