Lobimi në SHBA, Basha paraqitet në prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-04-11

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Tiranës ku do të dëshmojë në lidhje me kontratat e lobimit në SHBA.Basha u thirr edhe të enjten nga prokuroria por, kreu demorkat nuk pranoi të paraqitej ku përmes një letre drejtuar organit të akuzës e akuzoi këtë të fundit se po e përdorte çështjen për asrsye politike.Në prokurori është thirrur gjithashtu edhe Arben Ristani, Gazment Bardhi si dhe Ilir Dervishi.Thirrja e tyre në organin e akuzës ka ardhur pas mbërritjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia.Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se hetimi ndaj PD është iniciuar nga vetë qeveria dhe se është politik.Në një deklaratë për mediat, pas daljes nga prokuroria, Basha I kërkoi kesaj te fundit që të bëjë publike dy letërporositë e ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania.Sipas Bashës në të dy letërporositë është vërtetuar se PD nuk e ka shkelur ligjin.?Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë, për gjithësecilin prej jush sot këtu dhe, përmes jush, të gjithë qytetarët, se hetimi i hapur tashmë prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çeshtjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Pra çeshtja që po hetohet me kërkesë të Partisë Demokratike, është nëse këta formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim, sa herë i duhet për nevoja politike. Ka një vit e gjysëm që ka nisur ky hetim, ka më shumë se gjashtë muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia, të cilat vertetojnë se as Partia Demokratike, as një drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe. Ndaj i kam kërkuar prokurorisë dhe ju nxis ju t?i kërkoni t?i bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe.?

Share This Video


Download

  
Report form