http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka marre ne pyetje shefin e financave ne Partine Demokratike, Ilir Dervishi, ne lidhje me hetimet qe po kryhen nga organi i akuzës lidhur me dyshimet për financimet ruse.
Mësohet se Dervishi ka shkuar përpara prokuroreve, ku ka dhënë informacion mbi kontratat e firmosura me kompanitë lobuese. Financieri i Partisë Demokratike ka thëne se ka firmosur nje cek prej 125 mije dollarësh. Sipas tij, gjithçka është deklaruar ne thesar dhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe nuk ka asnjë shkelje te ligjit. Dervishi nuk ka dhënë asnje përgjigje per kompaninë Binjata Trade, duke iu thëne hetuesve se nuk ka dëgjuar per te.
Ilir Dervishi është personi i dyte ne PD, pas sekretarit te përgjithshëm Arben Ristani qe është marre ne pyetje nga Prokuroria e Tiranës, si persona qe mund te kenë dijeni per kontratat e lonbimit. Mazhoranca i ka bere vazhdimisht thirrje organit te akuzës te marre ne pyetje edhe Lulzim Bashen, te cilin e akuzon se ka marre para nga ruset me te cilat janë paguar kontratat e lobimit.