6 ish deputetë të PD në prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjashtë ish deputetët e Partisë Demokratike u paraqitën këtë të enjte në Prokurorinë e Tiranës, ku u pyetën lidhur me atë çfarë ndodhi në ambjentet e drejtorisë së policisë, mbremjen e 16 Shkurtit, pas përfundimit të protestës së parë të opozitës.Duke mohuar akuzat, Enkelejd Alibeaj tha se kanë respektuar ligjin dhe se prokurorisë i vunë në dispozicion prova të pakundërshtueshme, teksa drejtuesit e policisë konsumonin alkool.ENKELEJD ALIBEAJISH-DEPUTET I PDIa çova prokurorisë edhe aktin e denoncimit prej nesh i cili është kallëzim penal i bërë nga ne i cili duhet të hetohet, por në fakt nuk është bërë asnjë gjë. Nuk është hetuar aspak. Ja ku është prova që po të donin mund ti kishin marrë, hetuar dhe nxjerrë konkluzione (foto e tavolines me alkool). Duhet të merreshin edhe këto dokumenta. Për të hetuar alkoolin, epshet e tyre, kjo është situata dhe gjendja midis prokurorisë së re të rilindur dhe policisë së kapur të diktaturës.Është detyra jonë të kontribojmë më fakte dhe me prova në shërbim të të vërtetës. Në mënyrë që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e Shqipërisë, shqiptarët duhet që me datë 2 Qershor, dy duart për një kokë janë përpara kryeministrisë për të nxjerr nga zyra atë që e ka dërguar vendin në këtë gjendje.Ndërsa kërkoi hetimin e uniformave blu, Alibeaj tha se organi I akuzës është I kapur nga diktatura.Edhe një ditë më parë, të 6 politikanët në një konferencë për mediat thanë se nuk u lejuan të merrnin informacion për protestuesit e ndaluar dhe se nëndrejtori i policisë tentoi tu nxirrte armën.ISH-DEPUTETET E PD NE PROKURORIMERREN NE PYETJE PER DHUNEN NE DREJTORINE E POLICISE

Share This Video


Download

  
Report form